zoom

Lajme

Chelsea gjen trajnerin e ri pas largimit të italianit Maresca

Chelsea gjen trajnerin e ri pas largimit të italianit Maresca

Chelsea ka njoftuar se Liam Rosenior do të jetë trajneri i ri i ekipit të parë.

Blutë e Londrës larguan nga detyra trajnerin italian, Enzo Maresca, në ditën e parë të vitit 2026, pasi nuk qenë të kënaqur nga rezultatet e tij. Dhe zëvendësimi erdhi pa vonesë.

Njoftimi për emërimin e Rosenior erdhi nëpërmjet një njoftimi në rrjetin “X”.

“Klubi i Futbollit Chelsea ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Liam Rosenior si trajner kryesor i ekipit të meshkujve”. Anglezi ka nënshkruar një kontratë me klubin që do ta mbajë atë deri në vitin 2032”, thuhet në njoftimin e klubit.

Rosenior mbërrin në Stamford Bridge pasi ka qenë trajner i RC Strasbourg , ku e udhëhoqi klubin francez drejt kualifikimit në Evropë për herë të parë pas 19 vitesh në sezonin e tij të parë dhe pas roleve të mëparshme në Angli me Hull City dhe Derby County.

Karriera

Liam Rosenior (i lindur më 9 korrik 1984), gjatë karrierës së tij si futbollist luajti kryesisht si mbrojtës krahu (full-back) ose anësor sulmues (winger). Ai ka qenë pjesë e disa klubeve angleze, përfshirë Bristol City, Fulham FC, Torquay United, Reading FC, Ipswich Town, Hull City, Brighton & Hove Albion

Në nivel ndërkombëtar, ai përfaqësoi England U20 dhe England U21, duke grumbulluar gjithsej 11 paraqitje dhe 1 gol.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Rosenior kaloi në trajnim. Në vitin 2022, ai shërbeu si trajner i përkohshëm i Derby County. Nga nëntori 2022 deri në maj 2024, ai ishte trajner i Hull City në EFL Championship. Më pas u emërua trajner i parë i RC Strasbourg Alsace. Me marrjen e drejtimit të Chelsea FC ai hyn në elitën e trajnerëve të Premier League.

Postime të lidhura