zoom

Lajme

Chatbot-et e inteligjencës artificiale mund t’ju bëjnë “më budallenj”

Chatbot-et e inteligjencës artificiale mund t’ju bëjnë “më budallenj”

Ndërsa modelet e mëdha gjuhësore po marrin përsipër gjithnjë e më shumë detyra njohëse, studiuesit po paralajmërojnë se kjo mund të ketë një kosto për aftësitë tona mendore.

Kur studiuesja Nataliya Kosmyna po kërkonte praktikantë, ajo vuri re se letrat motivuese që merrte ishin shumë të ngjashme mes tyre: të gjata, të rregulluara mirë dhe shpesh pa lidhje të qartë me punën e saj. Për të ishte e qartë se aplikantët po përdornin modele të inteligjencës artificiale (LLM), si ChatGPT, Google Gemini dhe Claude.

Në të njëjtën kohë, gjatë mësimdhënies në MIT, ajo vuri re se studentët po harronin më lehtë përmbajtjet krahasuar me disa vite më parë. Kjo e bëri të dyshonte se përdorimi i shtuar i IA-së mund të ndikonte në mënyrën si mendojmë dhe kujtojmë.

“Delegimi mendor” te IA

Studiuesit po shqetësohen se varësia e tepërt nga IA mund të ndikojë në gjuhën që përdorim, në kujtesë dhe në aftësitë bazë njohëse. Ky fenomen quhet “cognitive offloading”, pra kur ia kalojmë mendimet dhe detyrat mendore teknologjisë. Sipas disa studimeve, kjo mund të ketë efekte negative në aftësitë tona mendore dhe madje të lidhet me rënie njohëse.

Shembuj të tillë janë parë edhe më herët me internetin, ku “efekti Google” tregoi se njerëzit mbajnë mend më pak detaje sepse mund t’i gjejnë shpejt online.

Postime të lidhura