Aplikacion
Aktorja Charlize Theron ka deklaruar se kohët e fundit ka kryer marrëdhënie seksuale me një 26-vjeçar dhe se kjo përvojë i ka dhënë asaj një frymë të re në jetë.
Gjatë podkastit “Call Her Daddy ”, Theron tha se ka pasur “tri takime për një natë në të gjithë jetën e saj”.
“Por kohët e fundit bëra seks me një 26-vjeçar dhe ishte vërtet e mrekullueshme, dhe unë nuk e kam bërë kurrë këtë. Dhe unë thashë, ‘Oh, kjo është shumë mirë, në rregull.’”
Aktorja fituese e çmimit Oscar, e cila njihet si një nga beqaret më të pëlqyera të Hollivudit, ndau gjithashtu mendimet e saj mbi aplikacionet e takimeve dhe seksin rastësor, duke mbrojtur të dytën në vend të të parës.