zoom

Stil

Çfarë të bëni nëse nuk ju shfaqen Reels në profilin e Instagramit

Që nga koha kur bota e Instagramit u prezantua me Reels, përdoruesit e kanë shumë herë më të thjeshtë të shohin më shumë gjëra në më pak kohë. Në faqen krysore të profilit tuaj, në mes të saj është ikona nga ku mund të shihni çdo Reels, por së fundmi disa prej përdoruesëve nuk i shfaqet më.

Nëse ju ka ndodhur kjo, me shumë gjasa celulari ose Instagrami juaj nuk është përditësuar prej shumë kohësh. iPhone ka nevojë për përditësim ose thjesht Instagramin duhet ta shkarkoni sërish nga App Store.

Një tjetër mënyrë është të dilni nga llogaria juaj e Instagramit dhe të futeni sërish. Nëse as kjo nuk funksionon, duhet të rifreskoni nga e para telefonin tuaj.

Burimi: Bustle