Aplikacion
Ndryshe nga çiftet e famshëm që ndajnë çdo moment romantik në rrjete sociale, Sarah Berisha dhe DJ PM kanë qëndruar të heshtur, gjë që ka ngjallur dyshime tek ndjekësit e tyre. Në profilin e Sarës, komentet janë plot pyetje si: “Pse nuk e urove PM?”, “A jeni ende bashkë?”, apo “Çfarë po ndodh me ju?”.

Ata u takuan dhe u lidhën gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP, ku historia e tyre dukej si një romancë e suksesshme. Pas daljes nga shtëpia, ata ndanë shumë momente, udhëtime dhe projekte, por kohët e fundit janë shfaqur më pak bashkë në publik dhe në rrjetet sociale.

Sarah ka treguar në një intervistë se edhe pse janë prej kohësh në lidhje, ata ende nuk jetojnë bashkë për shkak të angazhimeve të shumta. Ajo shtoi se po mendojnë për të ardhmen dhe vendin ku do të jetojnë, duke përmendur si mundësi Tiranën dhe Prishtinën, me një tendencë më të madhe drejt Prishtinës.
Gjithashtu, Sarah tha se DJ PM nuk është shumë romantik, por herë-herë bën gjeste të veçanta që e befasojnë. Në një moment emocionues, DJ PM u shpreh përmes telefonit se e do shumë Sarën.
Megjithatë, mungesa e postimeve të përbashkëta dhe heshtja e tyre ka bërë që fansat të mendojnë se marrëdhënia e tyre mund të jetë në vështirësi./ Zoom.al