zoom

Bota

Çfarë ndodhi në botë në 2021?

Viti 2021, tejmase dinamik u shoqërua përgjatë muajve me zhvillime të shumta botërore, ngjarje te ndryshme, skandale dhe arritje.

Më poshtë kemi renditur disa prej ndodhive (renditja është e rastësishme):

SHBA, Australia dhe Britania e Madhe pakt të ri sigurie

Inside the creation of the US-Australia submarine deal - CNNPolitics

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia dhe Britania e Madhe njoftuan një partneritet të ri trepalësh të sigurisë të fokusuar në rajonin Indo-Paqësor.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të ndihmojnë Australinë të zhvillojë një flotë nëndetësesh me energji bërthamore. Të tre udhëheqësit e përshkruan marrëveshjen në një njoftim virtual trepalësh nga secili prej kryeqyteteve të tyre. Treshja do të njihet me shkurtimin AUKUS.

Të tre udhëheqësit politikë theksuan se këto nëndetëse me energji bërthamore nuk do të mbajnë armë bërthamore.

Partneriteti krijoi reagime të forta tek Franca dhe Kina .Franca tha se kjo ishte një goditje  me thikë pas shpine  shpinë. Ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian akuzoi Presidentin Biden se sjelljet e tij janë të ngjashme me atë të parardhësit të tij Donald Trump.

Kina gjithashtu e ka kundërshtuar partneritetin e ri të sigurisë ku ajo deklaroi se do ta monitorojë nga afër situatën.

 

 Talebanët rikthehen në pushtet

Kabul: Posters of Women Outside Salon Painted Over As Taliban Arrive

Talebanët kanë deklaruar fundin e luftës në Afganistan  në 17 gusht 2021 pasi morën nën kontroll edhe Pallatin Presidencial në Kabul, në një kohë kur forcat perëndimore po përpiqeshin që të evakuonin qytetarët e tyre nga aeroporti. Presidenti Ashraf Ghani u arratis nga vendi duke thënë se donte që të shmangte gjakderdhjen, ndërsa me qindra afganë të dëshpëruar kërkojnë të largohen.

Talebanëve iu deshën vetëm disa javë që të merrnin pushtetin, ndërsa forcat qeveritare, të trajnuara dhe financuar prej vitesh nga Shtetet e Bashkuara kapitulluan direkt, në disa raste edhe pa luftuar fare.

 

Joe Biden bëhet President i SHBA

Joe Biden's Normal Inauguration: What Does America Need? | Time

Joe Biden u betua si presidenti  i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 20 janar 2021, së bashku me të u betua dhe zv.presidentja Kamala Harris.

Kamala Harris është gruaja e parë në historinë e SHBA që merr postin e zëvendëspresidentes. 56-vjeçarja është gjithashtu gruaja e parë me ngjyrë në këtë post.

VP Kamala Harris Wears a Pearl Necklace at the 2021 Inauguration

Bideni premtoi se do të jetë “një president për të gjithë amerikanët”.

 

Mbërrijnë vaksinat e COVID-19, teksa virusi krijon mutacione

COVID-19: the latest research & publishing opportunities | Emerald Publishing

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Agjencia Europiane e Barnave (EMA), deri më tani, kanë miratuar kundër COVID-19, për përdorim vaksinën Pfizer-BionTech, Novavax, Moderna, AstraZeneca, Johnson&Johnson.

Pas 2 mutacioneve të COVID-19,  Alpha dhe Beta të cilat u zbuluan në 2020, në 2021 u zbuluan dhe 5 mutacione të tjera:

  1. Gamma, mutacioni u zbulua në Brazil në janar 2021
  2. Delta, mutacioni u zbulua në Indi në prill 2021
  3. Lambda, mutacioni u zbulua në Peru në 14 qershor 2021
  4. Mu, mutacioni u zbulua në Kolumbi në 30 gusht 2021
  5. Omicron, mutacioni u zbulua në Afrikë në nëntor 2021

OBSH dhe EMA rekomandojnë vaksinimin për të ulur numrin e infektimeve dhe për mbrojtjen nga mutacionet.

 

El Salvador bëhët vendi i parë që përdor Bitcoin si monedhë vendase

Bitcoin back above $50,000 as recovery continues - BBC News

Shteti i vogël i Amerikës Qëndore  është bërë vendi i parë në botë i cili vendosi Bitcoin si monedhë kombëtare në 7 shtator 2021.

 Qytetarët e  El Salvador mund të tregtojnë me Bitcoin dhe të kenë mundësinë ta përdorin atë në vend të dollarit amerikan, monedhë e cila është përdorur nga vendi i Amerikës Qendrore që nga viti 2001. Qeveria, për të motivuar qytetarët e El Salvadorit, i siguroi atyre një shumë prej $ 30 në Bitcoin.

 

Kancelarja gjermane Angela Merkel largohet pas 16 vitesh

Those who have known Angela Merkel describe her rise to prominence – Harvard Gazette

Merkel, ka qene e pranishme në skenën evropiane që nga marrja e detyrës në vitin 2005, kur George W. Bush ishte president i SHBA, Jacques Chirac në Pallatin Elysee në Paris dhe Tony Blair kryeministër britanik.

E diplomuar për kimi kuantike, Merkel ka miratuar një qasje pragmatike të zgjidhjes së problemeve ndaj qeverisë, duke udhëhequr Gjermaninë dhe Evropën nga kriza e eurozonës, tek kriza emigrantëve të vitit 2015 dhe pandemia COVID-19.

Vajza e një pastori protestant, Merkel u rrit në Gjermaninë Lindore para se të merrte drejtimin e një partie kryesisht mashkullore, katolike, Unioni Demokristian (CDU).

 

Papa takohet me Ajatollahun e Madh Al-Sistani në Irak

 

Papa Françesku u takua  më 6 mars 2021 në një takim historik me  klerikun e lartë shiit të Irakut, Ajatollahun e Madh Ali al-Sistani, një thirrje e fuqishme për bashkëjetesë në vendin e rrënuar nga sektarizmi dhe dhuna.

Takimi i Papës në qytetin e shenjtë jugor të Naxhafit, gjatë turneut të tij të shpejtë dhe të rrezikshëm në Irak, shënoi herën e parë që një udhëheqës i kishës katolike takohej me një klerik kaq të lartë shi’it.

Papa ka vizituar disa vende kryesisht myslimane, duke përfshirë Turqinë, Jordaninë, Egjiptin, Bangladeshin, Azerbajxhanin, Emiratet e Bashkuara dhe territoret palestineze, duke i përdorur këto udhëtime si thirrje për dialog ndërfetar.

Sistani është një nga figurat më të rëndësishme në Islamin shiit, si brenda Irakut ashtu edhe më gjerë.

Ai ka një ndikim të madh mbi politikën. Thirrjet e tij bënë që irakianët të merrnin pjesë për herë të parë në votime të lira në vitin 2005, mobilizuan qindra mijëra njerëz për të luftuar Shtetin Islamik në vitin 2014 dhe rrëzuan qeverinë irakiane nën presionin e demonstratave masive në vitin 2019.

Synimi i vizitës ishte  t’u bënte thirrje udhëheqësve të vendit dhe popullatës për t’i dhënë fund dhunës militante dhe grindjeve fetare.

 

Intervista që  “shkundi” monarkinë britanike

Oprah's Meghan and Harry interview exemplify Paramount Plus' challenges - The Verge

Prince Harry dhe Meghan Markle në një intervistë për Oprah në mars të këtij viti, zbuluan shumë sekrete rreth familjes mbretërore.

Intervista e Harry-t dhe Meghan-it shkaktoi reagime tronditëse në të gjithë botën ndërsa çifti zbuloi dhe përçarjen e marrëdhënies së tyre me Familjen Mbretërore.

Ata akuzuan një anëtar të Familjes Mbretërore, të cilit nuk pranuan që t’i tregonin emrin, për racizëm, duke sugjeruar se i afërmi kishte pyetur se “sa e errët” do të ishte ngjyra e lëkurës së djalit të tyre. Më pas ata thanë se ishin dëbuar nga Britania, pjesërisht nga racizmi.

Harry zbuloi një përçarje të habitshme me babanë e tij, duke thënë se familja e kishte ndërprerë atë nga ndihma financiare. Meghan gjithashtu akuzoi kunatën e saj, Kate se e kishte bërë për të qarë në dasmën e saj. Ajo hamendësoi se familja kishte organizuar një komplot për t’u siguruar që Archie nuk do të kishte kurrë një titull ose siguri të përshtatshme për të pasur një titull mbretëror.

 

 

Kriza në Britani

U.K. Fuel Crisis Deepens as Johnson Mulls Easing Trucker Visas - Bloomberg

 

Britania e Madhe pasi  u largua nga tregu i përbashkët i vendeve të Bashkimit Europian në 1 janar 2021, kaloi një fazë të vështirë ku shumica e rafteve në supermarket ishte bosh, kriza e karburantit  dhe një humbje të fuqisë punëtore, veçanërisht të shofërëve të kamionit.

 

Kriza klimatike

Climate change: how bad could the future be if we do nothing?

Kriza klimatike pati në mbarë botën në 2021, nga përmbytjet katastrofike në Gjermani dhe Belgjikë dhe zjarret në SHBA, Rusi, Turqi, Greqi, Spanjë dhe Algjeri.

 

SpaceX dhe Jeff Bezos bëjnë udhëtimin në hapësirë një realitet

Jeff Bezos congratulates Elon Musk on SpaceX's private Inspiration4 launch | Space

Pasi dërgoi austronautët amerikanë për herë të parë pas një dekade në hapësirë në 2020, kompania SpaceX, e krijuar nga miliarderi Jeff Bezos, udhëtoi në hapësirë në 2021.

Pasi u bënë dy misione operacionale në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar(ISS), kompania dërgoi 4 persona të cilët nuk ishin austronautë në një “udhëtim” 3-ditor në shtator, duke e bërë udhëtimin e parë në orbitën e Tokës të bërë nga “turistët” e hapësirës.

Jeff Bezos And Blue Origin Travel Deeper Into Space Than Richard Branson - capradio.org

 

Akuzat për spastrim etnik, Azerbajxhani përballet me Armeninë në Gjykatën Ndërkombëtare

UN high court to hear Iran's case against US sanctions

Azerbajxhani e ka akuzuar Armeninë për “spastrim etnik” dhe për vazhdimin e vendosjes së minave tokësore në territorin e këtij vendit edhe pas marrëveshjes së armëpushimit që i dha fund luftës gjashtë javore në Nagorno Karabak në fund të vitit të kaluar.

Akuzat u bënë nga zëvendësministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Elnur Mammadov, por ato u mohuan nga Armenia.

Një rast i dytë në lidhje me konfliktin u hap më 18 tetor në gjykatën e lartë të Kombeve të Bashkuara në Hagë.

Më 14 tetor 2021, gjykata mbajti seancë për një ankesë të ngritur nga Armenia kundër Azerbajxhanit, e lidhur gjithashtu me luftën e vitit të kaluar që la më shumë se 6,600 njerëz të vdekur dhe përfundoi me rifitimin e kontrollit të Azerbajxhanit në zona të mëdha territori.

Armenia thotë se më shumë se 3,700 armenë dhe banorë të Nagorno Karabakut humbën jetën në luftime. Azerbajxhani tha se kishte 2,900 në radhët e veta./ Përmbledhje e realizuar nga Alesia Doçi – Zoom.al