zoom

Politikë

Çfarë ndodhi? Facebook-u i Ramës, i padisponueshëm

Mëngjesin e sotëm, faqja zyrtare e kryeministrit Edi Rama në Facebook ka shfaqur disa probleme.

Sapo klikon llogarinë e kreut të qeverisë del shënimi “This Page Isn’t Available” (Faqja është e padisponueshme)

“Kjo faqe nuk është e disponueshme. Lidhja (linku) mund të jetë e prishur, ose faqja mund të jetë hequr. Kontrolloni nëse lidhja (linku) që po përpiqeni të hapni është e saktë”, lexohet teksa tentohet që të futet në faqen e kryeministrit për të parë postimet.

Nuk dihet nëse pse ka ardhur ky bllokim i faqes së kreut të qeverisë.