zoom

Aktualitet

Çfarë la pas protesta te Bashkia, vezë e mollë: Dardha pas shpinës së Ramës, fiq pas asaj të Erit!

Ka përfunduar protesta e thirrur nga “Aleanca për Teatrin” para Bashkisë se Tiranës, protestë e mbajtur në lidhej me arrestimet e dosjes “5D”, ku nuk munguan edhe përfaqësues të opozitës.

Pas largimit të qytetarëve, ajo që mbeti para bashkisë, janë pankartat e lëna në degët e pemëve nga qytetarët, por edhe mure të lyera me vezë e shkallë të mbushura me mollë e ullinj.

“Dardha pas shpinës së Edit, Fiq pas shpinës së Erit”, “Projektet 3D, propaganda 4D, vjedhjet 5D”, “Redi Molla hëngri fiqtë”, shkruhej në disa prej tyre.

Ndërkohë në derën hyrëse të bashkisë, kanë mbetur edhe mollët dhe vezët e hedhura nga qytetarët në drejtim të institucionit. /ZOOM.AL/