zoom

Aktualitet

Çfarë la pas masakra e Klosit, dëshmitarët: Ata folën vetëm 5 minuta

Shenjat e plumbave janë ende në xhamat e lokalit, ku ndodhi konflikti me pasojë vdekjen e tre personave në Klos.

Familjet banojnë në dy fshatra të ndryshëm. Ata kishin lënë takim dje në këtë lokal.

Lokali ishte i mbyllur dhe ata janë ulur në verandë. Dëshmitarët thonë se biseda ka zgjatur vetëm 5 minuta dhe më pas kanë ndodhur të shtënat.

Shkak është bërë një lidhje dashurie e dy adoleshentëve, vajzës 16-vjeçare të Fiqiri Mjeshtrit dhe djalit 17-vjeçar që humbi jetën duke mbrojtur babanë e tij.