zoom

Aktualitet

Çfarë kanë parashikuar meteorologët për nesër?

Çfarë kanë parashikuar meteorologët për nesër?

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.


Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, e vranësira të pakta në lindje dhe juglindje aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu përgjatë maleve në orët e pasdites.


Era me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s.


Deti do të jetë me valëzim të forcës 1 deri në 2 ballë.

Postime të lidhura