Aplikacion
Dashi
Kjo është periudha juaj për të qenë në qendër të vëmendjes. Është momenti ideal për të hequr dorë nga gjërat që nuk ju shërbejnë më, më shumë sesa për të bërë blerje të reja. Ditët e para të javës janë perfekte për të sistemuar detyrimet financiare, si kredi apo borxhe. Kujdes me shëndetin, pasi lodhja fizike mund të ndihet më shumë në vijim.
Demi
Java nis me disa të papritura dhe ndryshime në plane, sidomos në mesjavë. Mund të ndiheni pak të tensionuar në fillim, por ndikimet pozitive do t’ju ndihmojnë të përmirësoni marrëdhëniet me të tjerët. Deri nga e enjtja, nuk përjashtohen njohje apo kontakte të reja interesante.
Binjakët
Është koha të lini pas gjithçka që nuk po ecën dhe po ju merr energji pa rezultat. Duhet të tregoheni më të vendosur dhe të hapur ndaj ndryshimeve. Ky është një moment i mirë për të nisur projekte të reja profesionale që mund të japin fryte në të ardhmen.
Gaforrja
Për disa prej jush, java nis me shumë angazhime dhe përgjegjësi. Të tjerët duhet të përfitojnë nga fillimi i javës për t’i kushtuar më shumë kohë familjes dhe ndjenjave. E mërkura mund të sjellë mundësi të rëndësishme për marrëveshje apo vendime. Merrni iniciativën dhe mos prisni që gjërat të zgjidhen vetë.
Luani
Kjo periudhë sjell ndryshime në jetën tënde, si zhvendosje apo nisje të reja. Do të duhet të balancosh mes hapave përpara dhe rikthimit te çështjet e vjetra që duhen mbyllur. Fundjava duket më pozitive dhe plot energji për projekte të reja.
Virgjëresha
Mund të ndjesh një farë pasigurie ose lodhjeje mendore, por kjo është e përkohshme. Është e rëndësishme të mos i mbash të gjitha shqetësimet brenda vetes dhe të zgjedhësh kujt i beson. Në përgjithësi, ndikimet pozitive të planetëve të ndihmojnë të mos humbasësh kontrollin.
Peshorja
Gjatë kësaj jave, kërkesat e të tjerëve mund të ndikojnë në axhendën tënde më shumë se zakonisht. Mund të ndihesh i mbingarkuar në punë dhe pak i paqetë në komunikim. Kujdes me mënyrën si shprehesh në ambient profesional.
Akrepi
Në punë mund të ndihesh sikur nuk ke gjithë mbështetjen që do dëshiroje. Këshillohet të mos presësh shumë nga të tjerët dhe të fokusohesh te gjërat personale. Organizimi i mirë i detyrave do të të ndihmojë të shmangësh stresin.
Shigjetari
Për ty hapet një fazë më e favorshme, sidomos në aspektin financiar dhe profesional. Projektet që kanë nisur më herët fillojnë të marrin drejtim më të qartë. Edhe çështjet personale gradualisht fillojnë të stabilizohen.
Bricjapi
Ke shumë ide dhe energji krijuese, por rutina e përditshme mund të të ngarkojë. Është e rëndësishme të vendosësh prioritetet dhe të mos shpërndash veten në shumë drejtime. Organizimi tani do të ndikojë pozitivisht në muajt në vijim.
Ujori
Mund të marrësh lajme të mira në lidhje me punën dhe të ardhurat, sidomos nëse je në mes të shenjës. Disa prej jush mund të hapin një rrugë të re profesionale. Të tjerët duhet të përshtaten me ndryshime të papritura në plan.
Peshqit
Kjo javë sjell luhatje në humor, por edhe mundësi për ta menaxhuar mirë energjinë tënde. Kujdesi për shëndetin është i rëndësishëm, sidomos në ditët e para të javës. Mos e mbingarko veten me detyra të panevojshme.