zoom

Ide & Blog

Ceremonia e Luiza Gegës, pasqyra ku shteti pa turpin e tij

Ceremonia e organizuar nga kreu i qeverisë Edi Rama për Luzia Gegën i ngjante më së shumti një propagande shtetërore, sesa një nderimi për sportisten.

Të gjithë e dinë se si është trajtuar në mënyrë skandaloze Luzia Gega nga qeveria Rama. Por sot ai e priti dhe i puthi dorën duke bërë një shfaqje të turpshme.

Pa dyshim që suksesi i Gegës është krejt personal i saj. Edhe pse 27-vjeçarja është stërvitur në kushte të vështira, ajo arriti që të bëjë krenarë shqiptarët në mbarë Evropën.

Skandalet e qeverisë me Luiza Gegën e kanë zanafillën shumë herët. Në vitin 2016 qeveria u akuzua se nuk foli asnjë fjalë për kampionen Luiza Gega. Trajneri i Luiza Gegës, Taulant Stërmasi në atë kohë duke folur për atleten shqiptare që shkëlqeu në garat në Amsterdam tha se sporti i atletikës duhej mbështetur nga qeveria, konkretisht Luiza Gega. Hendeku ndërmjet futbollit dhe atletikës tashmë ishte i qartë, pasi edhe pse Gega po shkëlqente në garat që po zhvilloheshin në Holandë, nuk i është kushtuar fare rëndësi nga qeveria.

Luiza Gega është sot kampione Evrope, por ajo pretendon se rezultatet mund të ishin shumë më të larta nëse kushtet do ishin normale.

“Trajneri duhet të bëjë fizioterapistin, mesazhatorin sepse është e pamundur t’i kem me vete kur shkoj në qendrat e grumbullimit që janë kryesisht në male. E kam të pamundur t’i paguaj kështu që këtë pjesë e plotëson trajneri.”

Kjo konfirmon edhe një herë hipokrizinë e ministrisë së Arsimit dhe Sportit, por edhe të vetë qeverisë që nuk i sigurojnë dot as një fizioterapist sportistes që na shpalli kampion.

Luiza Gega është kampionia e re e Evropës në atletikë. Shqiptarja ka bërë një paraqitje brilante në finalen e 3000 metrave me pengesa, duke ndalur kohën në 9 minuta, 11 sekonda e 31 të qintat. Si rezultat i kësaj paraqitje Gega la pas gjermanen Meyer, e cila kishte edhe mbështetjen e publikut duke qenë se kampionati europian zhvillohet në Mynih. Një arritje e jashtëzakonshme e Gegës, e cila për më tepër vendosi edhe rekord europian të përmirësuar me pothuajse 6 sekonda.