zoom

Politikë

Celibashi: PD-ja në Vorë pa komisionierë. Po qëndrojnë të tjerë që kanë aplikuar

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në raportimin e vazhdueshëm mbi situatën në qendrat e votimit, tha se në Vorë, Partisë Demokratike i mungojnë komisionerë.

Ai tregon se KZAZ nuk ka pranuar aplikimet e PD-së sepse komisonierët e sugjeruar nuk ishin banorë të Vorës.

“Pastaj kemi ndërhyrë si KQZ dhe i kemi vënë në dispozicion KZAZ Vorë një listë të personave që kanë aplikuar në portalin e KQZ të gatshëm për të zëvendësuar anëtarët në QV. Është pranuar me vendim të KAS-it pasi dhe në këtë situatë KZAZ nuk e ka pranuar listën që kemi dërguar. Është ankuar PD në KAS dhe KAS ka vendosur të pranojë që sekretarët që duhet të ishin zgjedhur nga PD të emëroheshin nga KZAZ nga lista që ishte dërguar”,-tregoi Celibashi.

Ndërsa në Shkodër dhe Lushnjë, komisionerët e PD-së nuk janë paraqitur.

Probleme të tjera nuk janë raportuar, përpos se në dy QV të Shkodrës dhe një të Dibrës nga kushtet atmosferike.