Aplikacion
Një 32-vjeçare është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj në orët e para të mëngjesit në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 16/1, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta në banesë, 40-vjeçari me iniciale Xh. K. dyshohet se ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen E. K.
E plagosura është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, autori i dyshuar është shpallur në kërkim, ndërsa shërbimet e Policisë po zhvillojnë kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Qytetarët në protestë për 41 ditësh, kërkohet largimi i Ramës

