Aplikacion
Seanca e sotme plenare në Kuvend u shoqërua me replika të pazakonta mes zv.kryeministres Belinda Balluku dhe deputetit të PD, Klevis Balliu.
Përplasja nisi kur Balluku iu drejtua Balliut me ironi: “Pusho ti o bukurosh!”, pasi ai e ndërpreu gjatë fjalës së saj.
Deputeti demokrat reagoi duke thënë se ka lindur i bukur, ndërsa sipas tij, zv.kryeministren e kanë bërë të tillë paratë e shqiptarëve. Ai e akuzoi për abuzime me tenderat e rrugëve dhe me kompaninë e njohur si “Tigrat e Vlorës”.
“Zonja Balluku, unë bukurosh kam lindur, kurse ty bukuroshe të bënë paratë e shqiptarëve. Në vendin më të varfër të Europës, ke sjellë kilometrin më të shtrenjtë të botës, 25 milionë euro, dhe rrugët shkatërrohen me një shi,” tha Balliu.
Në përgjigje, Balluku vijoi ironinë duke thënë se problemi është që Balliu ka filluar të besojë se është i bukur. Ajo shtoi se nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje, pasi sipas saj, “ne jemi të bukur si fis dhe nuk na është dashur asnjë lekë”.
Pjesë nga replikat e tyre:
Klevis Balliu: Zonja Balluku e para faleminderit për fjalën bukurosh. Unë bukurosh kam lindur, kurse ty bukurosh të bënë paratë e shqiptarëve. Ti do bëje mirë këtu që të na flisje për tigrin1 dhe tigrin3, do të bëje mirë që të na flisje që në vendin më të varfër të Europës, ke sjellë kilometrin më të shtrenjtë të botës, 25 milionë euro. E ke bërë vetëm ti. Vjen në vendin më të varfër të Europës me 40 mijë lekë ndihmën ekonomike dhe me 25 milion euro kilometrin dhe rrugët të shkatërrohen më një shi. Duhet të flasësh për këto, për bukuroshët gjej kohëve tënde, jo këtu në Parlament.
Belinda Balluku: Problemi është që ky filloi të besojë që është bukurosh, kjo është me keqja. Dhe pa qenë pa qenë bukurosh e çfarë nuk thoshte kurse me këtë epitetin do të çmendet fare. Unë çuditesha se përse ti mërziteshe kur të përmendej emri i babait, por mund të pyesësh edhe Fariun edhe Jetën, kurse ne andej nga fisi jemi të bukur përgjithësisht dhe nuk na është dashur asnjë lekë./ Zoom.al