zoom

Lajme

Broja dhe Ajeti para Serbisë: Do të luftojmë për 3 pikët

Broja dhe Ajeti para Serbisë: Do të luftojmë për 3 pikët

Kombëtarja kuqezi është në ditët e fundit të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Serbisë, një duel me peshë të madhe si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë emocional.
Dy prej lojtarëve kryesorë, Arlind Ajeti dhe Armando Broja, kanë dhënë mesazhet e tyre optimiste para përballjes që mund të përcaktojë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Kupës së Botës 2026.

Mbrojtësi Arlind Ajeti deklaroi se ekipi është plotësisht i përgatitur dhe i përqendruar për këtë ndeshje.

“Emocionet janë normale, por do të përpiqemi ta shohim vetëm si një ndeshje futbolli. Synimi ynë është të marrim tri pikët. Serbia ka lojtarë cilësorë si Mitroviç dhe Vlahoviç, por ne do të jemi gati për çdo rast”, u shpreh Ajeti.

Ai shtoi se mbrojtja shqiptare do të kërkojë të ruajë portën e paprekur, ashtu si në ndeshjen e parë në “Air Albania”.

Nga ana tjetër, sulmuesi Armando Broja u shfaq i motivuar dhe i përqendruar te rezultati i skuadrës, duke theksuar se objektivi kryesor është fitorja.

“Sigurisht që dua të shënoj, por më e rëndësishme është të fitojmë. Të gjithë jemi të bashkuar dhe të fokusuar për këtë ndeshje. Atmosfera është shumë e mirë dhe besojmë fort te kualifikimi”, tha Broja.

Sulmuesi kuqezi shtoi se skuadra do të luftojë deri në fund për të realizuar ëndrrën e pjesëmarrjes në Botërorin 2026.

“Kemi shanse reale për t’u kualifikuar. Do të luftojmë në çdo ndeshje dhe do të japim maksimumin për të arritur objektivin”, përfundoi ai./ Zoom.al

Postime të lidhura