Aplikacion
Dhjetë persona janë shpallur fajtorë për bullizëm kibernetik ndaj zonjës së parë të Francës, Brigitte Marcon.
Procedimi ligjor nisi pas pretendimeve të rreme se bashkëshortja e presidentit francez ishte një grua transgjinore e lindur si burrë.
Të pandehurit – tetë burra dhe dy gra, të moshës nga 41 deri në 60 vjeç – u akuzuan se kishin postuar komente të shumta “veçanërisht poshtëruese, fyese dhe keqdashëse” lidhur me gjininë dhe orientimin seksual të zonjës Macron.
Ata u akuzuan gjithashtu se kishin lidhur diferencën e moshës prej 24 vitesh mes zonjës Macron, 72 vjeç, dhe bashkëshortit të saj Emmanuel Macron, 48 vjeç, me pedofilinë. Çifti, i martuar që nga viti 2007, u njoh për herë të parë në shkollë të mesme, ku ai ishte nxënës dhe ajo mësuese.

Të pandehurve iu dhanë dënime që variojnë nga trajnim ndërgjegjësues për bullizmin kibernetik deri në dënime me burg të pezulluar prej tetë muajsh.
Disa nga të pandehurit i thanë gjykatës se komentet e tyre kishin për qëllim humorin ose satirën dhe se nuk e kuptonin pse po ndiqeshin penalisht.
Zoti dhe zonja Macron po ndjekin gjithashtu një padi për shpifje në Shtetet e Bashkuara kundër influencueses dhe podkasteres së djathtë Candance Owens, e cila gjithashtu ka pretenduar se zonja Macron ka lindur mashkull. /Zoom.al