zoom

Sport

Braktisën finalen e Superkupës, presidenti i Fenerbahçes: Jemi të rebeluar, masa të tjera!

Braktisën finalen e Superkupës, presidenti i Fenerbahçes: Jemi të rebeluar, masa të tjera!

Fenerbahce braktisi mbrëmë finalen e Superkupës së Turqisë ndaj Gallatasarajit, në shenjë proteste për dhunën në Trabzonspor dhe për kërkesën e  refuzuar për të zhvendosur ndeshjen për shkak të impenjimit në Conference League.

Rreth kësaj çështje ka folur Presidenti i Fenerbahce, Ali Koca.

“Tashmë kemi hyrë në një periudhë ku duhet të rebelohemi kundër këtyre padrejtësive, ndaj këtij standardi të dyfishtë, ndaj atyre që përhapin farën e konkurrencës së pandershme dhe vjedhjes ndaj punës sonë.

Për këtë arsyeja që unë them se masa që kemi marrë është hapi i parë konkret në lëvizjet që do të bëjmë tani e tutje”, u shpreh ai.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 3-të, pak pasi Ikardi shënoi për Gallatën dhe kundërshtarët kishin aktivizuar ekipin U-19. /ZOOM.AL/