zoom

Lajme

Bora Zemani dhe Donald Veshaj drejt martesës? Zbulohen detaje nga ceremonia

Bora Zemani dhe Donald Veshaj drejt martesës? Zbulohen detaje nga ceremonia

Martesa e Bora Zemani dhe Donald Veshaj vijon të jetë një nga temat më të komentuara në showbiz-in shqiptar, ndërsa së fundmi raportimet për ceremoninë e tyre janë shtuar edhe më shumë.

Sipas burimeve pranë çiftit, të publikuara nga Prive By Liberta Spahiu, Bora dhe Donaldi po planifikojnë të kurorëzojnë dashurinë gjatë muajit korrik, në një ceremoni private që pritet të mbahet në jug të Shqipërisë.

Prej kohësh, çifti ka qenë në qendër të vëmendjes për historinë e tyre të dashurisë, ndërsa fansat kanë aluduar vazhdimisht për një hap të madh në marrëdhënien e tyre. Megjithatë, Bora Zemani ka preferuar të mos japë shumë detaje publike për planet e martesës.

Nga ana tjetër, Donald Veshaj ka folur më hapur për organizimin e ceremonisë gjatë emisionit Më lër të flas, ku tregoi se ai dhe Bora po merren me detajet e dasmës dhe planet për të ardhmen e tyre familjare.

Raportohet se ceremonia do të zhvillohet buzë detit, në një atmosferë intime, me praninë e familjarëve, miqve të ngushtë dhe personazheve të njohur të ekranit.

Nëse gjithçka realizohet sipas planeve, dasma e Bora Zemani dhe Donald Veshaj pritet të jetë një nga eventet më të përfolura të kësaj vere.

Postime të lidhura