zoom

Lajme

Bora dhe Donaldi drejt martesës, ja ku do ta bëjnë dasmën

Bora dhe Donaldi drejt martesës, ja ku do ta bëjnë dasmën

Çifti i njohur i ekranit shqiptar, Bora Zemani dhe Donald Veshaj, duket se po përgatiten për të kurorëzuar marrëdhënien e tyre në martesë.

Prej muajsh emrat e tyre kanë qenë në qendër të mediave rozë, por së fundmi raportohet se ceremonia e dasmës mund të zhvillohet gjatë kësaj vere. Sipas mediave të showbiz-it, muaji korrik është periudha kur Bora dhe Donaldi do të kurorëzojnë dashurinë e tyre.

Edhe pse moderatorja ka preferuar shpesh të mos komentojë lajmet që qarkullojnë për martesën, këtë herë duket se përgatitjet janë konkrete. Vetë Donaldi ka lënë të kuptohet në daljet e fundit publike se ai dhe Bora po diskutojnë seriozisht organizimin e ceremonisë dhe planet për jetën e tyre familjare.

Ceremonia pritet të zhvillohet në jug të Shqipërisë, në një ambient privat pranë detit, larg vëmendjes së tepërt mediatike. Në dasmë pritet të marrin pjesë familjarë, miq të afërt dhe shumë personazhe të njohur të ekranit shqiptar.

Ndërkohë, më parë Bora Zemani ka shprehur edhe dëshirën për t’u bërë sërish nënë./ Zoom.al

Postime të lidhura