zoom

Bota

Bombardimet amerikane, Irani: SHBA do të mbajë përgjegjësi për pasojat e këtij krimi të tmerrshëm

Bombardimet amerikane, Irani: SHBA do të mbajë përgjegjësi për pasojat e këtij krimi të tmerrshëm

Ministria e Jashtme e Iranit ka deklaruar se SHBA-të kanë filluar një “luftë të rrezikshme kundër Teheranit” duke sulmuar objektet e tij bërthamore.

“Bota nuk duhet të harrojë se ishin Shtetet e Bashkuara ato që, në mes të një procesi diplomatik, tradhtuan diplomacinë”, thuhet në deklaratën e ministrisë. Duke e përshkruar Izraelin si “gjenocidal dhe të paligjshëm”, Irani akuzoi SHBA-në për nisjen e “një lufte të rrezikshme kundër Iranit”.

Gjithashtu theksoi se sulmet ishin një shkelje e kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar, dhe se qeveria amerikane “mban përgjegjësi të plotë për pasojat e rënda dhe e tmerrshme të këtij krimi të tmerrshëm”.

Ministria paralajmëroi se ishte “e drejta legjitime e Iranit për t’i rezistuar plotësisht dhe me vendosmëri agresionit ushtarak amerikan dhe krimeve të kryera nga ky regjim mashtrues dhe për të mbrojtur sigurinë dhe interesat kombëtare të Iranit me të gjitha mjetet e nevojshme”.

Ajo i kërkoi OKB-së dhe organeve të saj të ndryshme, përfshirë mbikëqyrësin e saj bërthamor, Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, që “të adresojnë urgjentisht këtë akt flagrant dhe kriminal të paligjshmërisë”. I bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mbajë një seancë urgjente për të dënuar sulmet.

Postime të lidhura