Aplikacion
Mesazhi i Trumpit drejtuar regjimit iranian ishte i shkurtër, i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë: ejani në tryezën e negociatave, ose do të vijnë sulme të tjera.
“Nëse nuk e bëjnë këtë, sulmet e ardhshme do të jenë shumë më të mëdha,”- tha ai. “Dhe shumë më të lehta.”
Në prag të sulmeve, Trump kishte lënë vazhdimisht hapësirë për vazhdimin e negociatave.
Tani, ai vazhdon ta lërë rrugën të hapur, por me kërcënimin e sulmeve të mëtejshme amerikane që i kanosen udhëheqjes së Iranit.
“Ose do të ketë paqe, ose do të ketë tragjedi për Iranin shumë më të madhe se ajo që kemi parë gjatë tetë ditëve të fundit,”- vijoi ai.
Vlen të përmendet se Trump nuk e përmendi në mënyrë të qartë mundësinë e ndryshimit të regjimit në Teheran. Në vend të kësaj, ai e bëri të qartë se SHBA-të e konsiderojnë operacionin kryesisht të përfunduar. Por nëse – dhe vetëm nëse – Irani ulet në tryezën e bisedimeve.
SHBA ka zhvendosur asete të konsiderueshme ushtarake në rajon, gjë që sugjeron, siç vuri në dukje Trump, se SHBA është e gatshme të veprojë jashtëzakonisht shpejt, nëse presidenti zgjedh ta bëjë këtë.
Presidenti Donald Trump tha të shtunën se ushtria amerikane goditi tre vende në Iran, duke u bashkuar drejtpërdrejt me përpjekjet e Izraelit për të shkatërruar programin bërthamor të vendit./ Zoom.al