zoom

Të gjitha

Dj PM mbështet Sarën për moderimin në Kosherja Show

Televizoni gjithmonë hap rrugë të reja. Një blogere e re në moshë Sara Berisha do të jetë tanimë imazhi i ri i emisionit “Kosherja Show” dhe kjo gjë nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga partneri i zemrës së saj.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Sarah Berisha, e ftuar në “ABC e Pasdites”, tregoi gjithçka, nga momenti kur mori ftesën për të qenë moderatore, te ndarja e lajmit me të atin dhe me të dashurin Dj PM.

“Telefonatën ma bëri Nada skenaristja, po bëja dush. Mendova se ishte posta. Më tha jam Nada, skenaristja  e ‘Kosheres’, mendova se po bëja ndonjë personazh të ftuar. Më tha doja të bëja një propozim për moderimin e spektaklit dhe mbeta. Unë nuk është se kam eksperienca të mëhershme prandaj fola fillimisht me babin. Pastaj fola me PM-in që më tha: ‘Ke mbështetjen time për çdo gjë që do bësh”, u shpreh Sarah.

Sigurisht të qënit një blogere një profesion jo shumë i rrahur për mentalitetin shqiptar paragjykohet gjithnjë e për më tepër kur njerëzit kuptojnë se një 25 vjeçare do të moderojë edhe një emison komik.

“Reagimet kanë qenë pozitive, ka pas edhe disa portale, komentet poshtë kanë qenë negative, po më shtyjnë që t’ia dalë mban dhe profesorit do ja vërtetoj që mundem. Të them të drejtën e mendoja që mund të kisha oferta pune, po kaq shpejt jo, në një pozicion të tillë, sidomos te ‘Kosherja’ dhe në krah të Bes Kallakut”, shtoi bukuroshja./L.K