Aplikacion
Opozita e ka akuzuar në komisionin Hetimor Parlamentar për koncesionet e Sterilizimit dhe Check-up, se ka përfituar në divident 1.5 milionë euro.
Koncesioni i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale në spitalet publike është kontrata më e shtrenjtë e partneritetit publik privat e qeverisë Rama në sektorin e shëndetësisë.
Kjo kontratë u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 76 milionë euro deri në fund të vitit 2022 dhe sipas hetimit të Prokurorisë së Posaçme është dhënë në kushtet e konfliktit të interesit, shpërdorimit të detyrës dhe manipulimit të studimit të fizibilitetit./ Zoom.al