zoom

Ekonomi

“Biskota” për emigrantët! Sot firmoset marrëveshja me Italinë për pensionet e 500 mijë shqiptarëve

Duket se marrëveshja për emigrantët që Shqipëria i bëri dhuratë Italisë, u kthye me një “biskotë” romane pas.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot firmoset dokumenti përfundimtar i marrëveshjes së shumëpritur për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore në Romë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italian mijë shtetas italianë në Shqipëri.

Postimi:

“MIRËMËNGJES!

Dhe me lajmin e mirë që sot firmoset dokumenti përfundimtar i marrëveshjes së shumëpritur për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore në Romë, ku mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italian mijë shtetas italianë në Shqipëri janë përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje, ju uroj një ditë të mbarë”. /ZOOM.AL/