zoom

Aktualitet

Bisedat e përgjuara me policët zbuluan grupin e “baronit” Çela, kush janë 3 të arrestuarit (EMRAT)

SPAK njoftoi sot se ka arrestuar 3 persona të tjerë të dyshuar si pjesë e grupit të “baronit” Gëzim Çela, në dosjen e koduar “Flakë në det”, për trafik droge dhe armësh nga Laguna e Patokut në Itali.

Prokuroria ka zbardhur edhe emrat e personave të arrestuar në kuadër operacionit në fjalë, mes të cilëve edhe ish-shefi i Komisariatit Kurbin që informonte Çelën për lëvizjet.

Mësohet se të arrestuarit janë; Alket Deda, Ksenofon Bodo dhe Selami Lushkaj. Ende nuk ka informacione për rolet e tyre në organizatën e narkotrafikut nga Fushë-Kuqja e Kurbinit.

Ndërkohë, janë dokumentuar disa raste të trafikimit të drogës drejt Italisë, Turqisë, Kosovës dhe Greqisë. Emrat e tyre kanë dalë nga bisedat e ish-policit Arlind Ismailuka. Ata akuzohen se kanë bashkëpunuar me Arben Dalipajn, i cili është i shpallur në kërkim. /ZOOM.AL/