zoom

Lajme

Big Mama flet pas përfundimit të “Ferma VIP” dhe nuk i kursen akuzat: “S’e shes b*thën për spektakël”

Big Mama flet pas përfundimit të “Ferma VIP” dhe nuk i kursen akuzat: “S’e shes b*thën për spektakël”

Big Mama ka bërë reagimin e parë publik pas përfundimit të “Ferma VIP”, i cili përfundoi me fitoren e Big Bastës. E ftuar në “Krejt n’Debat”, këngëtarja akuzoi hapur produksionin, duke thënë se fituesi ishte paracaktuar që prej fillimit.

“Pse s’kam fituar (spektaklin), ajo është e ditur është kot me fol, se ju e dini flas pa doreza, por ajo gjë ishte e shitur, normal!”, tha ajo.

Më tej, vijoi:

“Dikush ka nevojë për emër, dikush ka nevojë të jetë në qendër të vëmendjes dhe i intereson vetëm titulli. S’kam qenë hipokrite si disa, jam shumë e lumtur me karakterin që kam. Unë s’e shes b*thën as për spektakël, as për lekë, as për asgjë“, përfundoi Big Mama.

Këngëtarja ka pasur disa përplasje me Big Bastën gjatë “Ferma VIP”, në një ndër më seriozet, kur i përmendi djalin, Liamin. Më tej, reagoi edhe Vesa Luma, e cila kërkoi edhe largimin e Big Mamës nga reality show.

Postime të lidhura