zoom

Të gjitha

Big Brother VIP/ “Më duket nuk po ma var ky”! Vajzat flirtojnë me Granitin

Mbrëmjen e djeshme vajzat janë veshur bukur dhe rregulluar pasi do të bënin një festë vetëm mes tyre. Nga ana tjetër, të gjithë djemtë janë organizuar që t’u përgatisin darkën atyre dhe t’u shërbejnë në mënyrën më të mirë.

Sabiani dhe Graniti ishin në rolin e kamerierëve, e disa prej vajzave nuk ngurruan që të flirtonin me këtë të fundit.

Pasi ata të dy morën porositë dhe u larguan, Semi që ishte në tavolinë me Sarën, Beatrix dhe Beniadën thotë me shaka: “Më duket s’po ma var ky. I pëlqente por tha jam në orar të punës, i thashë takohemi pastaj”.

“Po edhe ti mos e jep veten direkt”, ia pret Sara po me humor dhe Semi shton:

“Direkt, direkt. Nuk ka llafe”.

Kur Graniti rikthehet te tavolina e vajzave për t’i pyetur nëse dëshironin diçka, Sara i thotë “po ti do ulesh me ne” dhe ai i thotë se nuk i lejohet.