Aplikacion
Një zjarr ka rënë këtë të mërkurë në zyrat e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Zjarri dyshohet se ka nisur në disa kabuj elektrikë në katin e poshtëm të drejtorisë, në dysheme.
Fillimisht është fikur me fikëse dore nga vetë puonjësit e policisë dhe më pas është thirrur zjarrfikësja Shkak dyshohet të jetë bërë mbingarkesa në rrjet.
“Rreth orës 18:10, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e network-ut të DVP Tiranë.
Zjarri është izoluar dhe fikur në një kohë të shkurtër. Si pasojë janë djegur disa kabuj elektrikë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.