zoom

Aktualitet

Bie One Albania/ Të gjithë abonentët mbeten pa shërbim

Bie One Albania/ Të gjithë abonentët mbeten pa shërbim

Rrjeti i operatorit celular One Albania duket se ka pësuar një ndërprerje të gjerë mbrëmjen e sotme, duke lënë mijëra përdorues pa shërbim në disa zona të vendit.

Qytetarët raportojnë vështirësi për të kryer telefonata, për të përdorur internetin si dhe për të dërguar mesazhe.

Sipas përdoruesve në rrjetet sociale, problemi duket se është përhapur pothuajse në të gjithë vendin, ndërsa shumë abonentë thonë se sinjali është zhdukur plotësisht ose funksionon me ndërprerje.

Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga One Albania./ Zoom.al