Aplikacion
Joe Biden ka bërë thirrje që Kongresi amerikan të ndalojë pushkët, përfshirë modelin që u përdor në atentatin e dështuar ndaj Donald Trump.
Trump u qëllua me plumb në vesh pasi një person i armatosur tentoi ta vriste nga çatia e një ndërtese pranë gjatë një mitingu në Pensilvani të shtunën.
“Një AR-15 u përdor gjatë të shtënave ndaj Donald Trump. Kjo ishte arma e sulmit që vrau shumë të tjerë, përfshirë fëmijë. Është koha për t’i nxjerrë jashtë ligjit”, tha Biden në Las Vegas.
Kërkesa e tij erdhi pasi u kthye në fushatë për herë të parë që nga sulmi.