zoom

Bota

‘Biden po gabon’, Rusia hedh poshtë akuzat se po ndërhyn në zgjedhjet amerikane

Kremlini zyrtar ka reaguar pas deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden, duke theksuar se kreu i Shtëpisë së Bardhë gabon kur thotë se Rusia ka vetëm armë bërthamore, puse nafte dhe asgjë më shumë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, nënvizoi se këto komente u bënë nga Biden vetëm për të lënë një përshtypje të mirë për komunitetin e inteligjencës.

Peskov hodhi poshtë akuzat e Biden se Rusia po ndërhynte në zgjedhjet e mesme të Amerikës në vitin 2022.

Zëdhënësi i Kremlinit tha se Shtetet e Bashkuara ishin një kundërshtar i Rusisë, edhe pse po bëheshin përpjekje për të normalizuar raportet. Zyrtarë të lartë amerikanë dhe rusë kanë nisur bisedimet mbi stabilitetin bërthamor strategjik.