Aplikacion
Besimtarët katolikë dhe ortodoksë festojnë sot Krishtlindjen, një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë, që shënon lindjen e Jezu Krishtit dhe kremtohet nga miliona besimtarë në mbarë botën.
Në Tiranë, besimtarët katolikë u mblodhën në Katedralen “Shën Pali”, ku ndoqën meshën e shenjtë të drejtuar nga Imzot Arjan Dodaj. Gjatë predikimit, ai theksoi mesazhin e shpresës dhe dritës që Krishtlindja sjell për njerëzimin, duke nënvizuar se kjo festë nuk është vetëm përkujtim i një ngjarjeje të së kaluarës, por një thirrje për besim dhe solidaritet në kohë të vështira.
Imzot Dodaj u ndal edhe te realitetet e sotme, duke kujtuar se shumë njerëz vazhdojnë të përjetojnë errësirë dhe vuajtje, përfshirë konfliktet dhe luftërat, ndërsa ftoi besimtarët të ecin me gëzim dhe shpresë, duke e mbajtur gjallë mesazhin e lindjes së Shpëtimtarit.
Ndërkohë, qytetarë të shumtë kanë shkëmbyer urime për Krishtlindje, duke dëshiruar shëndet, paqe dhe më shumë mirësi për njëri-tjetrin në këtë ditë feste.