zoom

Lajme

Besa Kokëdhima drejt altarit: Do kemi dasmë së shpejti! Jam serioze, dua të martohem vetëm 1 herë

Besa Kokëdhima drejt altarit: Do kemi dasmë së shpejti! Jam serioze, dua të martohem vetëm 1 herë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, ka ndarë detaje nga jeta e saj personale gjatë një interviste në emisionin “Goca & Gra”. Artistja u shpreh se po përjeton një periudhë shumë të lumtur në jetën e saj sentimentale.

“Jam më e dashuruar se kurrë,” tha Besa, duke shtuar se partneri i saj është një mbështetje e madhe, veçanërisht në momentet kur ndjen stres apo ngarkesë emocionale. “Ai më qetëson, më kupton dhe më jep energji pozitive,” rrëfeu ajo.

E pyetur për planet e së ardhmes, Besa zbuloi se dasma është shumë pranë: “Kuptimi i jetës për mua është dashuria. Themi se së shpejti do të kemi dasmë. Sa i përket fustaneve, do të ketë disa dizajne. Unë jam një vajzë serioze — dua të martohem vetëm një herë në jetë dhe nuk dua të më mbetet asgjë peng.”

Fansat e këngëtares mezi presin të shohin këtë kapitull të ri në jetën e saj.