zoom

Ekonomi

BERZH kritika Shqipërisë: Përmirësoni të ardhurat dhe kujdes kursin e këmbimit

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim i ka sugjeruar Shqipërisë të përmirësojë konsolidimin fiskal dhe të rrisë masat për menaxhimin e të ardhurave, sidomos pas reformës së rritjes së pagave në administratën publike.

Po ashtu, në Raportin e Tranzicionit 2023-2024, BERZH thotë se vendit tonë i duhet një balancë më e mirë fiskale që do të sillte një rishpërndarje të drejtë të ndihmës edhe për shtresat në nevojë.

Sektori financiar dhe rreziku i kursit të këmbimit duhet të monitorohet me kujdes. BERZH thotë se financat janë likuide, por duhet vigjilencë e shtuar përballë rënies ekonomike dhe politikës monetare më të shtrënguar. Vendosja e një limiti për mbajtjen e kapitalit në sektorët financiar, do të ishte lëvizje pozitive thotë Banka.

BERZH përgëzon Shqipërinë për disa nga hapat e Ndërmarra gjatë 2023-shit, si nisja e operimit të Bursës së Energjisë ALPEX. Po ashtu edhe progresin në luftën kudër pastrimit të parave dhe miratimin  e rregullores për riskun në sektorin e Real-Estate. BERZH thotë se një reformë me rëndësi ishte dhe ajo e rritjes së pagave në sektorin shtetëror.

Banka Europiane ndalet dhe tek progresi I Shqipërisë në adaptimin e energjisë së pastër me anë të ligjeve dhe mbështetjes konkrete për prodhuesit e energjisë ‘green’ dhe autoprodhuesit.