Aplikacion
Marinela Murati u ndalua nga dy oficerë policie, por u rrëzua për tokë dhe vdiq.
Ngjarja ka ndodhur në Vigevano, në kishën e Madonna Pellegrina në via Monti, mëngjesin e së premtes së 3 nëntorit.
Prokuroria e Pavias ka hetuar dy oficerët për vrasje nga pakujdesia, ndërsa pritet rezultati i autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 39-vjeçares.
Në momentin kur ndodhi ngjarja kisha ishte plot me njerëz, pasi pritej të fillonte një ceremoni mortore. Por ceremonia mortore u ndërpre dhe u zhvendos për rreth një orë në një kishë tjetër.
Marinela Murati hyri në kishë dhe, sipas disa dëshmive, pengoi fillimin e funeralit, duke bërtitur “Allah Akbar” dhe duke u përpjekur të kapte një statujë dhe ta hidhte në tokë.
E imobilizuar nga oficerët, ajo u sëmur papritur dhe u rrëzua përtokë. Në atë moment ajo u mor nga punonjësit shëndetësorë të Kryqit Blu dhe u transportua në spitalin e Vigevanos, por ndërroi jetë.
Sipas raportimeve, shqiptarja vuante nga probleme mendore.