zoom

Lajme

Berishës “i firojnë” aleatët/ Selami Jenisheri që i premtoi 25 mijë vota tërhiqet nga gara

Berishës “i firojnë” aleatët/ Selami Jenisheri që i premtoi 25 mijë vota tërhiqet nga gara

Selami Jenisheri, që drejton partinë “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë”, është tërhequr nga gara elektorale e 11 majit.

Ai firmosi koalicion me Sali Berishën, duke u premtuar 25 mijë vota dhe duke i kërkuar në këmbim 1 mandat të sigurt.

Por këtë të mërkurë, Jenisheri njoftoi zyrtarisht se nuk është më aleat i Berishës dhe se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, të cilat i quan farsë.

Ju lajmërojmë dhe kërkojmë që subjekti zgjedhor Partia Bashkimi Popullor i Pensionisteve Shqiptar heq dorë nga pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 Majit 2025, për Kuvendin e Shqipërisë, si subjekt zgjedhor dhe si pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” e regjistruar për zgjedhjet e 11 Majit 2025, ndërkohë që zgjedhjet e 11 Majit 2025 janë të paligjshme, të pavlefshme dhe madje antikushtetuese dhe nuk mund të mbahen, kur akoma nuk ka mbaruar shqyrtimi i gjithë ankimimit për zgjedhjet e 25 Prillit 2021 dhe kështu sipas Kodit Zgjedhor për zgjedhjet e 25 Prillit 2021, nuk mund të ndahen mandatet, pasi janë të paligjshme dhe në kundërshtim me Kodin Zgjedhor me të cilën mbajtën zgjedhjet e 25 Prillit 2021”, thuhet në kërkesën e Jenisherit./ Zoom.al

Postime të lidhura