zoom

Politikë

Berisha: U riktheva se Basha na fundosi më keq se në 1997-ën

“Foltorja” e Sali Berishës, u zhvendos sot në Durrës, ku ish-lideri historik i PD-së, vijoi sulmet ndaj Lulzim Bashës.

Berisha tha se në këto vite, opozita ka dështuar në çdo nismë të ndërmarrë, që prej vitit 2013, edhe pse para shpalljes “non grata” dhe përjashtimit nga PD, nuk i artikuloi kurrë këto fjalë.

“Në këto zhvillime dramatike, pjesën e saj të fajit e ka edhe opozita shqiptare. Dështoi absolutisht në çdo nismë të ndërmarrë, nga viti 2013 gjër më sot. Përgjegjësia absolute i përket atij që ishte në timonin e PD, por edhe Sali Berisha ka përgjegjësi. Prandaj jam këtu për të kërkuar ndjesë.

Unë dhashë dorëhqejen dhe nuk bëra gabim. Isha i bindur që pasi humbem zgjedhjet në mënyrë të qartë, ti duhet të hapësh rrugën, dhe unë këtë bëra”, tha Berisha.

Ish-kryeministri u shpreh se kishte vendosur të mos kthehej kurrë në krye të PD, por sipas tij, gjërat kanë ndryshuar.

“I kërkova Bashës të japë dorëheqjën pas humbjes së 2017, sepse humbje të tillë nuk kishim parë që në 1997, por problem është se nuk nisa procesin për largimin e tij. Unë çdo gjë i thoja atij në zyrën time, dhe i kam të dokumentuara. Por unë nuk kisha ndërmend të rikthehesha më në drejtimin e partisë. Dorëheqjen e kisha konsideruar si një dorëheqje pa kthim. Por vjen një moment kur gabimet nuk mund të të pengojnë më që të ngrihesh në lartësinë e kërkesave dhe pritshmërivë, për të luftuar bashkë me qytetarët.”, tha Berisha.