Aplikacion
Sali Berisha u paraqit ditën e sotme në SPAK në zbatim të masës së sigurimit “detyrim paraqitje”. Pas daljes nga SPAK, kryedemokrati zbuloi letrën që i la kreut të institucionit, Altin Dumani.
Berisha u shpreh se në shënimin për oficerët e policisë gjyqësore, shkoi se “Altin Troplini alias Dumani është një mashtrues publik i rangut më të lartë, i njëjtë me Ramaduron”.
Kreu i PD u shpreh se Dumani mashtroi shqiptarët duke thënë se paditë për krimet elektorale nuk kishin prova.
“E garantoj se do të përgjigjet para shqiptarëve për këtë mashtrim publik dhe se parlamenti, opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik”, theksoi ai.
Deklarata e Berishës:
Tani, së pari ju përshëndes ju dhe të gjithë demokratet dhe demokratët kudo që janë.
Në paraqitjen time, unë lashë këtë shënim:
“Altin Troplini alias Dumani është një mashtrues publik i rangut më të lartë, i njëjtë me Ramaduron”.
Deklaroi se paditë e sjella në SKAP, me dhjetëra e dhjetëra padi për krim elektoral, pati amoralitetin e plotë të mashtrojë shqiptarët se këto padi nuk kishin prova.
E garantoj se do të përgjigjet para shqiptarëve për këtë mashtrim publik dhe se parlamenti, opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik.
Sepse me këtë mashtrim publik, Altin Troplini është edhe avokati kryesor i krimit të shëmtuar elektoral, garancia më madhore e dhunimit të çdo ligji, norme dhe standardi për votimin e lirë të shqiptarëve.
/ZOOM.AL
