zoom

Politikë

Berisha sfidon Ulsi Manjën: Betohu që 600 mijë eurot nuk janë të tuat dhe të Elisës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri thirrje ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Elisa Spiropalit që të betohen nëse 600 mijë eurot e sekuestruara në banesën e pastrueses Rozeta Dobi nuk i përkasin atyre.

Berisha tha se ka zëra, edhe nga të tyre (Të PS) se ato para iu përkasin këtyre ministrave.

“O Ulsi, këta të tutë thonë dhe për ty, unë nuk e di. Të tjerë flasin për Elisën, faktikisht 600 mijë euro presin të kujt janë. Hajde thoni këtu, hajde betohuni këtu që nuk janë tuajat. Urdhëro, ikën ja mbathën, sa dolën eurot e Rozetës ja mbathën. Hajdeni betohuni! Bëj be më mirë se vetëm me betim mund të dilni mënjanë, ikën se kanë frikë nga vetja, edhe ky Facebook-u duhet të lidhet shumë mirë. Zotohem të nderuar qytetarë se kjo pozitë do funksionojë, ne funksion të interesave tuaja. Ky parlament ia mbathi se nuk duronte dot rikthimin e opozitës në parlament”, tha Berisha.