Aplikacion
Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po i kopjon programin.
Kreu i PD u shpreh se “kopja mbetet kopje e shëmtuar, asnjë nuk gënjehet”.
Berisha bëri krahasimin e dy gjigandëve të teknologjisë Nokia dhe iPhone.
“E mbani mend, Nokia tre dekada më parë ishte në zenitin e teknologjisë, por Apple nxori iPhonen e parë, shumë herë më lart se Nokia.
”Nokia tentoi të kopjojë iPhonen, dështoi”, deklaroi ai.
“Miqtë e mi, dy ditë Shqipëria përjeton një festë të vërtetë.
Përjeton festën e shpresës, festën e optimizmit, festën e dinjitetit, festën e cila është e gjithë energjia e fitores së 11 majit.
Sot ne jemi mbledhur këtu për të prezantuar një projekt që në 34 vite, Shqipëria nuk e ka pasur kurrë ndonjëherë.
Një projekt aq i mirë, sa edhe PS, e cila qeverisi 12 vite me mashtrime me vjedhje, u kthye ta vlerësojë, të vjedhë dhe ta kopjojë.
Ndonëse kundërshtarët politikë, Edi Rama e pranoi se nuk ka projekt, apo më mirë të themi, projekti i tij është vetëm dora për të vjedhur.
Por miqtë e mi, kopja mbetet kopje e shëmtuar.
Asnjë nuk gënjehet.
E mbani mend, Nokia tre dekada më parë ishte në zenitin e teknologjisë, por Apple nxori iPhonen e parë, shumë herë më lart se Nokia. Nokia tentoi të kopjojë iPhonen, dështoi.
Apple nuk ia përmendi kurrë kopjen Nokias, por vazhdoi të përmirësojë iPhonen e saj.
Sepse kopja mbetet kopje, nuk rritet, nuk shitet, nuk pranohet”, tha Berisha.