zoom

Politikë

Berisha plas “bombën”: Pas aferës së Durrësit fshihet Rama dhe Lulzim Brava

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri me dije se pas aferës së Portit të Durrësit fshihet kryeministri Rama dhe ish-kryedemoktrati Luzim Basha.

Ai paralajmëroi publikimin e disa dokumenteve, që sipas Berishës do t’i provojnë akuzat e tij. Kjo për Berishën është vjedhja më e madhe që po i bëhet Durrësit dhe Shqipërisë.

“Ky monizëm nuk ka të ndalur, aferat e tmerrshme të Edi Ramës janë unike në botë. Pasi ka vjedhur 420 milionë euro me firmën e tij për ndërmarrjen e tij të djegësve, vërsulet i tërbuar për të vjedhur 1 milion metër katror tokë në një sipërmarrje, shumë shpejt do e njihni, me dokumente false. 60 për qind të aksionerëve janë Edi Rama dhe Lulzim Brava dhe mafiozët e tyre. Po organizojnë në Durrësin e Shqipërisë vjedhjen më të tmerrshme në histori”, tha Berisha.

Ditë më parë, Berisha do deklaronte gjithashtu se pas aferës së Portit të Durrësit qëndrojnë vëllezërit Kariç, që njihen edhe si financues të Aleksandër Vuçiç dhe Aleksandër Lukashenko të Bjellorusisë.

“Dubai City në Durrës është mega-afera më e madhe, në të cilën bashkohen Aleksandër Vuçic, Edi Rama dhe Aleksandër Lukashenko. Epiqendër e kësaj afere janë vëllezërit Kariç, që janë të mirënjohur si portofoli financiar i Aleksandër Lukashenkos. Kompanitë e Dragomirit, Nebojshës dhe gjithë familjes Kariç, kanë qenë kompani mbizotëruese këto vite në Bjellorusi dhe Beograd,”- u shpreh Berisha.