zoom

Politikë

“Afera e portit, më e madhe se e Inceneratorëve”, Berisha: Kush është shqiponja e Ramës e Ballukut?

Kreu i Partisë Demokratike, në një takim me sipërmarrës në selinë e PD, foli në lidhje me  aferat korruptive të kësaj qeverie, ndër të cilat tha se më e rënda ishe ajo e portit të Durrësit.

Kryedemokrati u shpreh se kjo aferë ka lidhje me kompani të lidhura me vëllezërit Kariç në Beograd, të sanksionuar edhe nga Bashkimi Euriopian.

“Bllako u lirua se u ccoi ultimatum, afera e djegësave nuk është më e madhe. 10 herë më e madhe është porti i Durrësit. Kush është shqiponja e Ramës e Ballukut? Një kompani e sanksionuar nga BE e lidhur me vëllezërit Karriç në Beograd, aferë 5 mld euro, truall 1 mln metër katrorë, Dubai e parajsa e Ramës. Nuk kanë të ndalur në vjedhjen e fondeve dhe pasurive publike”, tha ai.