zoom

Aktualitet

Berisha nuk shkon vetë në PD, mbështetësit dorëzojnë 4200 firmat

Berisha nuk shkon vetë në PD, mbështetësit dorëzojnë 4200 firmat

Flamur Noka, Edmond Spaho, Aldo Bumçi, Klevis Balliu, Albana Vokshi, Indrit Hoxha dhe të tjerë kanë shkuar mbrëmjen e sotme në selinë e PD për të dorëzuar 4200 firmat e mbledhura për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Vetë ish-kryeministri Sali Berisha që ka iniciuar një lëvizje në PD pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar dhe ka mbledhur firmat për thirrjen e Kuvendit nuk ka shkruar në PD.

Firmat do t’i dorëzohen kreut të Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka. Kuvendi është vendosur më 11 dhjetor, ndonëse lideri i PD-së Lulzim Basha nuk e ka pranuar dhe ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë Kuvend anti-amerikan.

Postime të lidhura