zoom

Politikë

Berisha nga protesta: U ngritëm mbi agresionin e mafias ndërkombëtare, që na do narkoshtet!

Pas seancës plenare, ish-kryeministri Sali Berisha iu bashkua mbështetësve të opozitës të mbledhur para Parlamentit.

Berisha theksoi se përgjatë dy viteve, opozita shqiptare rezistoi kundër asaj që ai e quan agresionin e mafies ndërkombëtare që do një Shqipëri moniste, protektorat të krimit dhe narkoshtetit.

“Opozita shqiptare rezistoi, u ngrit mbi të gjitha pushtetet e krimit në Shqipëri. U ngrit mbi të gjitha agresionin e mafies ndërkombëtare që do një Shqipëri moniste, protektorat të krimit dhe narkoshtetit.

U ngrit dhe i kalli datët regjimit të Edi Ramës. Ndaj edhe ata, në një përpjekje fund e krye antiligjore dhe antikushtetuese, të bazuara në shpifjen e mijëra dokumenteve qeveritare mendoi se duke vepruar si sot do të mund të bien në qetësi. Misioni i tyre kryesor është o sot o kurrë të përmbysim narkodiktaturën.

Ju jeni dëshmitar se prej muajsh kemi denoncuar me fakte dhunimin e tmerrshëm të zgjedhjeve. Shqiptarët të mos mendojmë se me Edi Ramën do të kenë zgjedhje”, tha Berisha. /ZOOM.AL/