Aplikacion
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim elektoral në qytetin e Beratit në kuadër të javës përmbyllëse të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.
Para qytetarëve të mbledhur në shesh, Berisha prezantoi një sërë premtimesh që, sipas tij, do të realizohen brenda 100 ditëve të para të një qeverisjeje të ardhshme nga PD.
Në fjalimin e tij, ai deklaroi se do të ketë një ulje drastike të taksave, si dhe rimbursim 100% të ilaçeve, duke përmendur modelin italian për listën e barnave të rimbursueshme. Po ashtu, ai theksoi se nuk premton “shëndetësi falas”, por një sistem më të drejtë dhe të aksesueshëm për të gjithë.
“Ju jap fjalën, pas 100 ditësh vij sërish këtu në këtë shesh. Nuk do ketë pension nën 200 euro. Rroga minimale do jetë jo më pak se 500 euro. Bizneset do paguajnë 3 herë më pak për energjinë. Fermerët do përfitojnë 5-fishin e subvencioneve që marrin sot,” u shpreh Berisha.
Kreu i PD-së theksoi gjithashtu se qeverisja e tij do të garantojë barazi tatimore për fermerët dhe përfitime nga TVSH-ja, ndërsa shprehu bindjen se fondet janë të mjaftueshme dhe do të përdoren për qytetarët, jo për abuzime.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit