zoom

Politikë

Berisha: Kandidatët e PS janë emëruar me valixhe me para

Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin e zhvilluar në Shijak në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Rezeart Tusha, u shpreh se qeveria Rama në këto 8 vite ka grabitur shqiptarët.

Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka zaptuar të gjitha pushtetet, ndër theksoi se kandidatët e PS emërohen me valixhe me para. Ish-kryeministri bëri thirrje që më 14 maj qytetarët të votojnë për t’i dhënë fund pushtetit monist.

“Shkodra, Kavaja, Shijaku ishin ndër bastionet e para. Po të vështrosh popullatën e këtyre zonave gjen myslimane të përkushtuar, katolikë, ortodoksë, por të gjithë të bashkuar në vlerën më eprore, në besimin tek Zoti. Ky besim, kjo sakrificë bëri që ata të ishin më të parët të mbështesnin demokracinë. Sistemin e vlerave, lirinë. Sot në Shijak dhe në Shqipëri përballen dy përpjekje dy filozofi, dy rryma, përpjekja e idealistëve  atyre që i besojnë lirisë me një sekt i cili trajton qytetarët shqiptarë si qenie inferiore. Trajton shqiptarët në mënyrën më të padenjë, si qenie për t’i vjedhur çdo ditë e më shumë. Ky sekt i rilindjes paraqet para jush kandidatë me plot problematika. Këta kandidatë dalin nga bodrumi i Edi Ramës, emërohen mbi bazën e valixheve me euro që i dorëzojnë atij dhe bashkëpunëtorëve dhe që çdo cent ua kanë vjedhur qytetarëve të bashkive të vendit. Përfaqësuesit e Ramës, me qëndrimet e tyre dhe vjedhjet e tyre të taksave lanë në vend numëro zhvillimin. Qendrat e rilindjen urbane kanë kushtuar 2.3 mld euro, sikur të ishin pllaka me gurë të çmuar dhe jo rrasa guri të nxjerra kudo në malet e Shqipërisë. Ndërsa kandidatët tanë mishërojnë sot vlerat më të mira”, tha Berisha.

Më tej ish-kryeministri Berisha tha: “Ndërton shkolla me 6 mln euro, rindërton shkolla me 7 mln euro. Kryebashkiaku i tij Erion Veliaj deklaron se mbjellë 1 mln pemë. Por ai ka vjedhur. Hajdut si këta nuk ka parë toka. Ky sekt që qeveris po sjell modelet e shkatërrimit të vërtetë të familjes. Nënat, motrat, gratë e vajzat janë të ftuara në të marrin në dorë fatet e kësaj fushatë.  Rama mblodhi gratë në fushatë, por ai është burri më mizogen. Me ato që dëgjoni në parlament. Imagjinoni se çfarë u thotë në qeveri atyre ministrave. Se çfarë fjalori u përdor. Nga ato që thotë ë Parlament dhe ato që thotë në qeveri, del dhe ka një javë që bëhet interesant me zorrën qorre. Kërkon të mbulojë çdo gjë që debati të mos përqendrohet tek e vërteta. Ndaj unë them që më 14 maj është fitorja e të gjithë shqiptarëve.