zoom

Lajme

Berisha: Ilir Proda, kryebanditi i narkoshtetit

Berisha: Ilir Proda, kryebanditi i narkoshtetit

Protestuesit e opozitës u drejtuan drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në vijim të tubimit të thirrur nga Partia Demokratike.

Kryetari Sali Berisha lëshoi akuza të forta ndaj drejtuesit të Policisë, Ilir Proda, duke e cilësuar atë “një nga krerët e krimit” dhe “një nga njerëzit më të rrezikshëm të këtij pushteti”.

I pyetur nga gazetarët se përse po marshohet drejt Policisë së Shtetit, Berisha dha këtë përgjigje.  

“Aty është një nga kryebanditët e narkoshtetit që quhet Ilir Proda. Ndaj dhe shkon revolta, kryengritja për t’i thënë që aq sa ka të ardhme Edi Rama, aq ke edhe ti. Je një shërbëtor, një mercenar i tij.”

Ai shtoi gjithashtu se “në atë zyrë është edhe Ergys Agasi”, duke e përfshirë emrin e tij në akuzat politike të ngritura nga opozita.

Aty është natyrisht në zyrën e tij edhe Ergys Agasi. Janë bashkë ata. Ndaj dhe shkojmë aty për t’i shënjuar. Kjo nuk është ndaj policëve të thjeshtë, ju e keni parë qëndrimin tonë ndaj tyre, por ndaj këtij banditi që përbën dhe një nga njerëzit më të rrezikshëm të narkoshtetit. Ne shkojmë gjer atje.”

Pas mbërritjes në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, protestuesit u përballën me forcat e policisë, të cilat hodhën gaz lotsjellës dhe ujë me presion, duke i zbrapsur. /Zoom.al

Postime të lidhura