zoom

Politikë

Berisha: Dy burra që e kanë provuar burgun më shumë në politikë, janë Beqir Mula dhe Edvin Rama

Sali Berisha në një takim në Has teksa prezantonte kandidatin e tij, u shpreh se kundërshtari i tij, kandidati i PS-së, Beqir Mula është një ish-i burgosur disa herë, për vjedhje.

Ai e quan Beqirin, “vëlla siamez” me Ramën.

Fjala e Berishës

Së fundi miqtë e mi, tani kemi edhe një problem të dytë.

Para jush, para të gjithë qytetarëve të Hasit, demokratë, socialistë, paparti, janë dy kandidatura, është Miftar Dauti ky që njihni ju, është ai tjetri. Çfarë është ai tjetri ua them unë, më falni. Ai tjetri është Halit Mula me emrin e ri, Beqir Mula me emrin e nënës dhe babës së vet.

Tani do ti them dy fjalë atij, të më falni do të ja them dy fjalë. Halit dhe Beqir, mesa shof unë në politikën shqiptare ti ke vetëm një shok dhe je unik. Ti je dënuar, arrestuar, 5 herë në burg në Greqi, në Slloveni, në Vërmicë, në Durrës me radhë e me radhë. Por prap këshilla ime për të është kjo. Në qoftë se të thotë ndonjë fjalë Edi Rama do i thuash kaq; jemi vëllezër siamezë. Po, po. Se vërtetë unë jam i arrestuar në Greqi, vërtetë unë kam dy emra, edhe Halit edhe Beqir, por edhe ti ke dy emra, edhe Edi edhe Edvin.

Prisni, vërtetë thuaj unë jam arrestuar në Greqi, por ti je arrestuar në Mynih për vjedhje në kampet e refugjatëve të ushqimeve të tyre. Po të duash i thuaj Edi, po bie edhe dëshmitarët që ta marrë vesh gjithë Shqipëria. Vërtetë unë jam arrestuar në Slloveni, por ti je arrestuar në Paris, se shisje ikona të vjedhura. Vërtetë jam arrestuar në Vërmicë, por ti je arrestuar në Milano. Pra nëse ka dy burra që i kanë provuar hekurat më shumë në politikën shqiptare, je Beqir Mula dhe Edvin Rama.

Kështu që do ti thuash sapo ta takosh, dëgjo thuaj; në më njohësh për Halit, të njoh për Edi, në më njohësh për Beqir, të njoh për Edvin. Thirrja ime, për çdo hasjane dhe hasjan, asnjë votë Edit dhe Edvinit, Halitit dhe Beqirit, asnjë votë, të gjitha votat Miftar Dautit.

Rrofshi ju, rroftë Hasi, rroftë Shqipëria!