zoom

Lajme

Berisha bën deklaratën e fortë: Veliaj lirohet nesër nga burgu

Berisha bën deklaratën e fortë: Veliaj lirohet nesër nga burgu

Gjatë një mbledhjeje të Grupit Parlamentar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha ka ngritur akuza të forta lidhur me një vendim që pritet të merret nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë.

Sipas tij, kreu i kësaj gjykate, Sokol Sadushi, do të dalë së shpejti me një qëndrim që lidhet me personat në paraburgim pa një vendim të formës së prerë. Berisha pretendon se një vendim i tillë mund të sjellë pasoja serioze për sigurinë në vend.

Ai theksoi se nga kjo nismë mund të përfitojnë individë të ndryshëm, duke përfshirë edhe figura të njohura, mes tyre Erion Veliaj, si dhe persona të përfshirë në aktivitet kriminal. Në deklaratën e tij, Berisha e cilësoi këtë si një zhvillim shqetësues, që sipas tij krijon hapësirë për lirimin e personave me rrezikshmëri të lartë.

Deklaratat e tij lidhen me mbledhjen e pritshme të Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë, ku pritet të shqyrtohen çështje që kanë të bëjnë me masën e sigurisë “arrest në burg” dhe kohëzgjatjen e paraburgimit pa vendim përfundimtar.

“Nesër Sadushi në një akt që kërcënon absolutisht sigurinë e Shqipërisë dhe vendet e rajonit, del me vendimin që ata që janë në paraburgim pa vendim të prerë të dalin. 

Ky është vendimi Veliaj, por nga ky vendim përfitojnë dhjetëra bosë të drogës. Është gjet rruga e paqes mes klaneve mafioze”, tha Berisha./ Zoom.al

Postime të lidhura